Vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet në fushat e futbollit në Kosovë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përmes publikimit të një videoje në Instagram ka njoftuar se po punohet me intensitet të lartë në përmirësimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin.

Një nga projektet më të rëndësishme të ditëve të fundit është rinovimi i stadiumit të KF 2 Korriku në kryeqytet, i cili po merr një pamje krejtësisht të re.

Sipas Ademit, stadiumi do të ketë një tribunë të re, ambiente sportive të reja dhe fushën me bari të ri.

Ademi theksoi se FFK-ja është gjithmonë e gatshme të ndihmojë në krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore për zhvillimin e futbollit në Kosovë.

Më posht e gjeni postimin e Ademit:
https://www.instagram.com/reel/C8ehfwbIJ9E/?igsh=djVlbnVhMXEzNGE5