Njësitë policore të Fushë Kosovës të martën kanë arrestuar një person të dyshuar për tetë vjedhje të rënda.
Rastet e vjedhjes kanë ndodhur në periudhën janar – qershor 2024, kryesisht në zonën e Fushë Kosovës ku janë vjedhur stoli ari, mjete punë si dhe gjësende në markete.
Puna e hetuesve policor, është finalizuar dje ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur që të arrestojnë personin e dyshuar A.H, mashkull 27 vjeç
Me vendim prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje.