Ilir Avdyli i bashkohet Kombëtares për miqësoren kundër Norvegjisë

Portieri i Llapit, Ilir Avdyli, është ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda dhe tashmë iu ka bashkuar ekipit kombëtar në grumbullimin për miqësoren e ardhshme kundër Norvegjisë.

Avdyli, i cili ka treguar paraqitje shumë të mira në kampionatin vendor, do të jetë pjesë e ekipit kombëtar për ndeshjen miqësore me Norvegjinë, që do të zhvillohet më 5 qershor, pasi Arijanet Muric është në dyshim për shkak të gjendjes shëndetësore.