E vendosin flamurin gjerman, Barcelona zyrtarizon trajnerin e ri

Gjigandi spanjoll, Barcelona ka gjetur trajnerin e ri. Dhe ai është gjermani, Hansi Flick, i cili do ta zëvëndësojë Xavin.

Flick do të nënshkruajë kontratën trevjeçare me Barcelonën dhe do të marrë rreth 1.5 milionë euro në vit, shkruan Indeksonline

Përmes rrjeteve sociale, Barça ka paralajmëruar zyrtarizimin e Flickut, duke vendosur një flamur gjerman.

Flick, ka qenë më parë trajner i Bayern Munichut ku ka fituar “Tripletën” dhe Kupën e Botës për klube, ku pikërisht atë sezon i dha Barcelonës humbjen më të thellë në histori të tyre.

Ai po ashtu ka qenë trajner i Kombëtares Gjermane ku nuk ka pasur sukses duke u eliminuar në fazën e grupeve të Botërorit “Katar 2022”./IndeksOnline/