Nis kursi për Licencën A, presidenti Ademi: Sot është një ditë historike për futbollin kosovar

Sot është një ditë historike për futbollin kosovar dhe FFK-në. Për herë të parë, kemi nisur kursin për trajnerë për Licencën UEFA A, kështu e ka vlerësuar fillimin e kursit për trajnerët, i pari i futbollit kosovar, Agim Ademi.

Më posht e gjeni postimin e plotë nga Presidenti Ademi:

???? Sot është një ditë historike për futbollin kosovar dhe FFK-në. Për herë të parë, kemi nisur kursin për trajnerë për Licencën UEFA A. ????????⚽️

Pas një ecurie të suksesshme me kurset e Licencës C dhe B, ne kemi marrë autorizimin nga UEFA për të organizuar edhe kurset e Licencës A.

Ky është një hap gjigant për Departamentin tonë të Edukimit dhe një dëshmi e përkushtimit tonë për të ngritur nivelin profesional të trajnerëve në Kosovë.

Në këtë kurs janë përfshirë 20 trajnerë të përzgjedhur, të cilët gjatë gjashtë muajve të ardhshëm do të ndjekin ligjërata, punë praktike dhe do të monitorohen në klube.

Në hapjen e këtij kursi, isha i nderuar të përshëndes trajnerët pjesëmarrës dhe të theksoj rëndësinë e madhe të këtij momenti për futbollin tonë. Ne kemi filluar me organizimin e kurseve për trajnerë në vitin 2018 dhe që nga ajo kohë kemi bërë hapa të mëdhenj përpara.

Faleminderit UEFA-së për mundësinë e dhënë dhe Federatës Shqiptare të Futbollit për pranimin e aplikantëve tanë deri më sot në Licencën A.

Falënderim i veçantë shkon për Departamentin tonë të Edukimit për punën e shkëlqyer si dhe për instruktorin e njohur Klaus Stark.

Shpresojmë që shumë shpejt të marrim edhe autorizimin për Licencën UEFA Pro.

Bashkë për një të ardhme më të ndritur të futbollit kosovar!
????⚽️
Ka shkruar Agim Ademi në Facebook.