Presidenti i FFK-së, Agim Ademi e uron kampionin e ri – FC Ballkani!

FC Ballkani para pak çastes ka pranuar trofeun e titullit të kampionit, derisa më pas atë e uroi edhe i pari i futbollit të Kosovës, Agim Ademi:

???? Urime FC Ballkani titulli i tretë radhazi në Albi Mall Superligë! ????⚽️????????

????Përmbyllja e edicionit me titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës dëshmon potencialin tuaj si klub, përvojën por edhe talentin e jashtëzakonshëm në skuadër.

????Pas një edicioni mjaft interesant dhe me garë të ngjeshur për titullin e kampionit, ju ia dolët që në hapat e fundit të kampionatit të jeni më këmbëngulës dhe në fund me meritë t’i gëzoheni titullit të tretë radhazi në elitën e futbollit të Kosovës.

???? Ju përgëzoj juve si drejtues të klubit, trajnerët, stafin, futbollistët dhe të gjithë qytetarët për një vit tejet të suksesshëm dhe uroj që edhe sivjet të na përfaqësoni denjësisht në garat evropiane dhe të arrini suksese edhe më të mëdha se sa në dy edicionet e kaluara kur arritët të përfshiheni në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

????Urime FC Ballkani, ju priftë e mbara!