Pas tiumfit në ndeshjen e sotme përball Prishtinës, i pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka uruar Ballkanin për futoren.
Statusi i plotë i Agim Ademit në Facebook:
Urime FC Ballkani triumfi në Kupën e Kosovës!
Ky sezon ishte një dëshmi e organizimit të shkëlqyer dhe punës së palodhshme të të gjithëve në klubin tuaj. Ju u kurorëzuat si fitues të Kupës së Kosovës, duke e mundur Prishtinën në një finale emocionuese pas penalltive, 4:2 (2:2).
Profesionalizmi, përkushtimi dhe bashkëpunimi i secilit anëtar të klubit, nga drejtuesit, stafi teknik, deri tek lojtarët e jashtëzakonshëm, e bënë të mundur këtë sukses tuajin historik.
Një përgëzim i veçantë shkon për drejtuesit e klubit, stafin e palodhur, futbollistët dhe të gjithë qytetarët e Suharekës që për herë të parë i gëzohen trofeut të Kupës së Kosovës.
Urime FC Ballkani!
Gjithashtu, me këtë rast përgëzoj edhe futbollistët e FC Prishtina që dhuruan një paraqitje të shkëlqyeshme në këtë finale, e ku vetëm fati ua mohoi triumfin dhe daljen në Evropë.