Presidenti Agim Ademi ka marrë pjesë në takimin e rëndësishëm para Kongresit të FIFA-së me presidentin e UEFA-së, Aleksandër Çeferin në Bangkok. Në takimin e përbashkët të krerëve të 55 anëtareve të UEFA-së, janë diskutuar sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e futbollit si dhe është diskutuar për mbështetjen e kandidaturave të shteteve evropiane (Gjermanisë, Belgjikës dhe Holandës) për organizimin e Kampionatit Botëror 2027 për femra, e ku për kandidaturën fituese do të vendoset në Kongresin e FIFA-s. Ndërkaq, pas këtij takimi kreu i FFK-së së bashku me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Muamed Sejdini kanë zhvilluar takim të veçantë me presidentin Çeferin, ku u diskutuan disa prej kërkesave të dy federatave në kuadër të zhvillimit të mëtejmë të futbollit në rajonin tonë.
Latest article
Mbështetja e plotë për Agim Ademin dhe rizgjedhjen e tij kreytar të FFK nga...
Si që është paraparë me 5 shkurt 2026 delegatët e Federatës të Futbollit të Kosovës në kuvendin e ri zgjedhor sipar rregullores dhe statutit...
UKSHFZ mbështet fuqishëm kandidaturën e Agim Ademit për një mandat të ri në krye...
Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër (UKSHFZ), përmes një komunikate zyrtare, ka konfirmuar mbështetjen e plotë për kryetarin aktual të Federatës së...
Kualifikimet, vlera milionëshe dhe ëndrra Botëror – Ademi flet për vitin e artë të...
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në një intervistë të gjerë për KosovaPress ka folur për vitin 2025 si një nga...












