I pari i FFK-së, Agim Ademi ka shprehur dhimbjen e tij të thelle pas ndarjes nga jeta të Isuf Ajetit. Këtë e ka bërë me dije edhe përmes rrjeteve sociale ku ka folur për veprimtarinë e të ndjerit, përcjell kolonamedia.info.
Statusi i plotë i kryetarit Ademi:
Me zemër të thyer mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëpunëtorit të shquar për më shumë se dy dekada, Isuf Ajeti.
Kontributi i tij në Federatën e Futbollit të Kosovës ishte i pamohueshëm, duke filluar nga roli i kryetarit të Komisionit të Garave e deri te roli i këshilltar ligjor.
Vlerat profesionale, përkushtimi dhe humanizmi i tij do të mbeten gjithmonë si frymëzim për të gjithë ne.
Ngushëllime familjes dhe të gjithë miqve e bashkëpunëtorëve.
I përjetshëm kujtimi për Isuf Ajetin!