Punimet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë po vazhdojnë me intensitet të lartë.
Është duke u punuar për rinovimin e tërësishëm të fushës në stadiumin në kryeqytet.
I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës ka qëndruar në stadium për të parë nga afër se si po shkojnë punimet.
“Punimet në fushën e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ po vazhdojnë me intensitet të madh”.
“Për çdo ditë qëndroj për vizitë në stadium për të ndjekur progresin e punimeve, të cilat tash për tash po kryehen sipas parashikimeve”.
Ademi tutje ka thënë se nëse është nevoja do të punojnë ditë e natë në mënyrë që gjithçka të përmbyllet në afatin e paraparë.
“Në rast nevoje mund të përfshijmë edhe orarin e ndërrimeve – ditë e natë – në mënyrë që të punohet edhe nën dritën e reflektorëve dhe që gjithçka të përmbyllet në afatin e paraparë”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në Instagram.