Ademi priti ish-anëtarin e KE të FFK-së, Naim Besimi

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur sot në zyrën e tij ish-anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Naim Besimi, njëherësh themelues dhe kryetar i ish-KF Getoari nga Prizreni.

Ademi përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se mysafirit i ia ka prezantuar punën dhe arritjet e FFK-së gjatë mandatit të tij, duke diskutuar edhe për periudhat e ndryshme të futbollit kosovar.

Kreu i FFK-së vlerësoi përvojën e Besimit në futboll, dhe tha se këshillat nga ai janë të mirëseardhura për të ardhmen e futbollit kosovar.