“Mbaje fjalën”, Al Khelaifi e lejon Mbappen të largohet – por ia rikujton marrëveshjen

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi ka thënë se ende nuk është vendosur asgjë për të ardhmen e Kylian Mbappes.

Ai shtoi se ata do të bëjnë një njoftim nëse do të ketë diçka për të njoftuar.

Nasser Al Khelaifi tha përmes Fabrizio Romano: “Kur të kemi vendosur të dy, do t’ju bëjmë të ditur se çfarë do të ndodhë me Mbappen”.

Verën e kaluar, Al Khelaifi këmbënguli se nuk do ta lejonin Mbappen të largohej falas, duke thënë për Goal.com: “Ne duam që ai të qëndrojë, por ai nuk mund të largohet falas. Kjo ka qenë marrëveshja jonë verbale dhe ai e ka shprehur publikisht në një intervistë”.

“Kështu që nuk është e diskutueshme. U trondita shumë kur mësova se ai kishte ndërmend të largohej falas. Është shumë zhgënjyes sepse Kylian është një djalë fantastik, një zotëri i vërtetë dhe të largohesh falas, duke dobësuar klubin më të madh francez, nuk është ai. Kur mora këtë informacion, u trondita dhe u zhgënjeva”.

PSG pranoi një ofertë prej 300 milionë euro nga Al Hilal për Mbappe, por sulmuesi e refuzoi lëvizjen.