Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka ngushëlluar familjen e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-truprojes Hashim Thaçit.
Krasniqi ka thënë se vdekja e Xhavit Ferizit (Raketës) e ka lënë pa fjalë.
“Jam pa fjalë me ikjen tënde të hershme. Do të të kujtoj përherë si mikun e mirë dhe kolegun unik. Si luftëtarin e paepur të lirisë – që në luftë dhe në paqe e kishte të hekurt vendosmërimë. Do të na mungosh shumë, mik i dashur”.
Për vdekjen e tij kanë njoftuar njerëzit e afërt me të ndjerin.
Milaim Cakiqi mik i ngushtë i ish-presidentit Thaci ka shkruar se Raketa e ka fituar cdo betejë, në luftë e në paqe.
“Por, jo edhe betejën me kancerin. Do të më mungojnë shumë muhabetet e orëve të vona, Raketë. Do të na mungosh të gjithëve, vëlla! Fatkeqësisht, vdekja na ndau! U prehsh në paqe Xhavit FERIZI, mik i mirë dhe besnik!”, ka shkruar ai.