Kombëtarja e Kosovës U16 ka triumfuar me rezultat bindës kundër Kombëtares së Belizes, me rezultat 3:0, në ndeshjen e tretë në kuadër të turneut “UEFA Development U16” që u mbajt në Tiranë. Me këtë fitore, Dardanët U16 janë shpallur fitues të këtij turneu, me tri fitore. Në dy ballafaqimet paraprake ata kanë mposhtur San Marinon dhe Shqipërinë, pas penalltive, ngase ndeshjet në kohën e rregullt kishin përfunduar baras. Serinë e golave e hapi Eduart Sekiraqa, në minutën e 3-të. Epërsinë në 2:0 e shtoi Leka Podvorica, në minutën e 45-të, derisa rezultatin përfundimtar e vulosi Omer Shala, në minutën e 55-të. Ky ishte aktiviteti i parë i Kombëtares U16, e cila u krijua vetëm muajin e kaluar nën udhëheqjen e stafit të trajnerëve në përbërje: Mehmet Kurda, Ibrahim Domi, Fadil Ademi dhe Burim Sadiku.
Latest article
SHBA publikon listën e të rrezikshmëve, mes tyre gjashtë nga Kosova e Shqipëria
Gjashtë shtetas shqiptarë janë arrestuar dhe janë publikuar në listën amerikane të personave të konsideruar me rrezikshmëri të lartë.
Sipas raportit të Departamentit të Sigurisë...
Kurti me këshilla në ASHAK: E rëndësishme të ketë shkencëtarë…, akademitë duhet të jenë...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë këshilla për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), gjatë qëndrimit aty.
Ai ka thënë...
Miran Ademi ishte caku i radhës i kryetarit të UKSHFZ z. Feti Demoli që...
Feti Demoli kryetar i Unionit të Klubeve të Futbollit Shqiptar në Zvicër bashkë me kryesinë janë duke zhvilluar aktivitet tejet mbështetës dhe produktiv për...












