FFK nënshkruan marrëveshje me Ministrinë e Mbrojtjes, ja çfarë përfitojnë sportistët

Kryetari i Federatës së futbollit të Kosovës, Agim Ademi sot ka nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë e Mbrojtës së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Kjo marrëveshje parasheh bashkëpunim në përmirësimin e infrastrukturës sportive në të gjithë Kosovën, shkruan Albanian News

Ky është postimi i plotë nga Kryetari i FFK-së, Agim Adem:

Jam krenar që sot kemi nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit mes Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, për të koordinuar veprimet në ndihmë të komuniteteve tona.

Me këtë marrëveshje, ne si FFK dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës do të bashkëpunojmë në përmirësimin e infrastrukturës sportive në të gjithë Kosovën. Pjesë e këtij memorandumi është edhe donacioni i FSK-së për Kampin Nacional në Hajvali, por edhe mbëshetja jonë për FSK-në në mirëmbajtjen e fushave me bari natyral në të gjitha kazermat si dhe përkrahja e aktiviteteve të tyre sportive.

Si president i FFK-së jam i lumtur që me bashkëpunime të tilla po arrijmë t’i japim mundësinë të gjithëve atyre që e duan futbollin të jenë pjesë e tij dhe të kenë mjedis sa më të mirë për zhvillimin e aktivitetit të tyre.
Faleminderit Ministrisë së Mbrojtjes dhe ministrit Ejup Maqedonci për bashkëpunimin e sinqertë dhe të vazhdueshëm!
Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi, bashkë për futbollin!