Agim Ademi këto ditë, mes shumë angazhimesh si i pari i FFK-së, ka gjete pak kohe edhe për mediat, duke i informuar për cdo gjë rreth institucionit që ai drejton. Ai për revistën Newbomb ka fol edhe angazhimin e tij prej fillimit të mandatit:
– Zoti president! Fillimisht më lejoni t’iu falënderoj që pranuat të bëheshit pjesë e revistës Newsbomb përmes intervistës suaj…
Faleminderit ju dhe ndihem i privilegjuar të jem pjesë e agjencisë suaj mediatike në Shqipëri.
– Prej vitit 2018-të jeni në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës. Si kanë qenë këto vite për ju si drejtuesi i “shtëpisë së futbollit”?
Po, është e vërtetë që nga viti 2018-të jam zgjedhur President i Federatës së Futbollit të Kosovës. Prej asokohe e deri më sot, kanë qenë vërtetë vite sfiduese. Por, kanë qenë dhe pozitive duke qenë se kemi bërë shumë për futbollin. Për mua është dhe kënaqësi për faktin që kam qenë dhe më parë pjesë e Federatës. Kam qenë në pozicione të ndryshme dhe në mandatet e fundit, pothuajse për 20 vite zëvendës-president i Federatës. Kam kaluar gjithë zinxhirin e mundshëm në këtë institucion dhe tashmë jam në krye të tij. Siç e dini kam qenë futbollist e më tej, jam bërë president klubi. Më vonë jam bërë pjesë e Federatës. Pra kam një karrierë të gjatë në të gjitha pozicionet. Unë e kam ndarë me etapa qëndrimin tim në këtë institucion. Tashmë është etapa e zhvillimit dhe ne kemi bërë mundur të bëjmë shumëçka pas pranimit në UEFA dhe në FIFA.