asd
Saturday, July 27, 2024
Home SPORT Çka po ndodhë në Rahovec? Kryetari Smajl Latifi e lë qytetin pa...

Çka po ndodhë në Rahovec? Kryetari Smajl Latifi e lë qytetin pa stadium!

Gjendja e stadiumit pata se Smajl Latifi t’i dergonte eskavatoret,

Dita e sotme, Rahovecin e ka gjetur me eskavatore rrethe stadiumit te qytetit, kjo pasi qe dikush ka vendosur qe ne prag te fillimit te sezonit pranveror ta shkaterroje stadiumin, pa e çare fare koken se ku do te luajn djemt e ekipit te qytetit.

Eskavatori ne aksion tek stadiumi i qytetit – Rahovec –

Edhe pse stadiumi aktual nuk ka qene ne gjendjen e kenaqshme per tr zhvilluar ndeshje kualitative, kryetari i Komunes se Rahovecit, z. Smajl Latifi e pati dhene nje premtim ne te kaluaren se nuk do te preket stadiumi aktual, pa e ndertuar te riun.

Tribunat e stadiumit, tashme te shenderruara ne germadha.

Kete premtim, duke i tradhetuar tifozet e futbollit dhe rinine e qytetit ne pergjithesi, z. Latifi nuk e ka mbajtur, duke ngjallur nje shqetesim te madhe tek futboll dashesit, pas  qe kjo iniciative “surprize”, ne dite vikendi, klubin nga Rahoveci e le ne rruge, pa alternative.