A po shëndërrohet Ministria e Sportit në armiken e futbollit në Kosovë?!

Nje “lufte” e hapur mes disa individeve brenda MKRS dhe Federates se Futbollit te Kosoves e te futbollit ne pergjithesi, ka kohe qe eshte ndezur.
Sado qe nuk ka asnje arsye te logjikshme, arsyet e verteta i din i gjithe opinioni, pra se ka dyshime qe njerez brenda MKRS e sidomos tek dikasteri i sportit ose jane te padijshem e te papergjegjshem, ose jane ne sherbim te dikujt nga jasht, qe ka interesa direkte te Federata e Futbollit te Kosoves, interesa keto te cilat po deshtojne t’i realizojne me presidentin aktual te kesaj federate, z. Agim Ademi, i cili ne zgjedhjet e fundit per mandatin e tij te pare te plote, mori me shume se 95% te votave te anetateve te KE.

Eshte jo vetem turp, por edhe e papergjegjshme se si njerez brenda kesaj ministrie dikur i paten rekomanduar KE te FFK-se qe ta largojne z. Ademi nga pozita qe mbane, kinse pershkak se pengohet nga nje rregull te cilin e paten nxjerre pikerisht keta njerez “enkas” per ta penguar z. Ademi per te qendruar ne poziten e presidentit te FFK-se, per shkak te nje aktakuze nga jeta e tije private, per te cilen se fundi u shpall i pafajshem.
Beteja e tyre kunder futbollit po vazhdon edhe sot kur po e pengojne “zbatimin” e ligjit me te mire te sponzorizimit te cilin e gezon Republika e Kosoves, keshtu padrejtesisht duke i penguar ne marrjen e vertetimeve, si klubet ashtu edhe FFK.

Pershtypjen se keta njerez brenda MKRS duan ta gjunjezojne futbollin, t’i nenshtrojne njerezit rreth futbollit ta jep edhe fakti se qeveria e fundit nuk ka asnje investim serioz ne ngritjen e kapaciteteve per futbollin, po kalojne 3 vite nga qeverisja dhe sa hapin nje tender, e mbyllin sapo ju fillojne “paranojat” per keqperdorim, apo edhe frigohen se nuk kane mjaftueshem njerez te tyre per te perfituar, sic ishte konkret rasti i tenderit per stadiumin e Gjilanit, ku gjithandej ishte nje feste ne mjediset e sportdashesve, por, e gjitha u nderpre kur papritmas u anulua tenderi.

Si “qershia mbi torte” do te ishte nje deklarate e zevendesministres, znj. Daulina Osmani e cila ne nje emision sportiv, kur dikush e pati ngritur dyshimin se me perzierje te politikes ne sport, mund te perjashtohemi nga UEFA e FIFA, znj. Ministre pati deklaruar se “Ska dert, e nisim prej fillimit aplikimin”, a nuk eshte kjo papergjegjshmeri qe perfundimin e ka me nje adrese te sigurte, shkaterrimin e sportit ne vend.