Agim Ademi uron “FC Prishtinën” për fitoren e superkupës

Statusi i kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademj, pas triumfit të Prishtinës:

???? Urime FC Prishtina për triumfin në Superkupë! ????⚽️????????

✅️ Sot, bardhekaltrit e kryeqytetit treguan një paraqitje të shkëlqyeshme në fushën e gjelbër dhe me rezultat 2:1 triumfuan ndaj kampionit në fuqi, FC Ballkani, në ndeshjen e Superkupës, që edhe këtë vit u organizua në Antalia të Turqisë. Ishte kjo një paraqitje e mrekullueshme e futbollistëve të Prishtinës, që kësisoj shtuan një trofe tjetër në vitrinën e pasur të klubit.

???? Përgëzime për lojtarët, trajnerët dhe stafin drejtues të FC Prishtina! Përkushtimi dhe angazhimi i tyre sollën suksesin e merituar. Me këtë fitore, ata dëshmuan cilësinë dhe forcën e tyre në skenën e futbollit kosovar.

???? Ky sukses shënon një kapitull të ri për klubin kryeqytetas dhe na bën të shpresojmë për një sezon të lavdishëm në Albi Mall Superligë. Duke i uruar suksese në sfidat e ardhshme, shpresoj që ky trofe do ta motivojë skuadrën bardhekaltër për rikthim të fuqishëm edhe në kampionat.

???? Përgëzoj gjithashtu futbollistët e FC Ballkani për paraqitjen e tyre në këtë ndeshje dhe i inkurajoj që të vazhdojnë të punojnë me zell dhe përkushtim për stinorin pranveror, në mënyrë që t’i arrijnë objektivat e tyre.

???? Faleminderit për emocionet që na i dhuroni dhe suksese të mëtejme për të gjitha klubet!

#BashkëPërFutbollin ????⚽️????

#FFK #Futboll #Superkupa #FCPrishtina #FCBallkani