Ademi viziton klubet që po përgatiten në Turqi, u garanton rregullsi në gara dhe mbështetje

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka inkurajuar klubet vendore të futbollit gjatë fazës përgatitore në Turqi. I pari i FFK-së, ndodhet në Antalya, ku ka bërë vizita tek klubet që po kryejnë përgatitjet në bregdetin turk, duke përfshirë FC Ballkani dhe FC Prishtina, FC Drita, SC Gjilani, FC Llapi, FC Feronikeli 74, FC Malisheva, FC Dukagjini dhe FC Suhareka.

Ademi ka theksuar se Federata e Futbollit garanton rregullsi të garës dhe përkrahje në të gjitha drejtimet për klubet e futbollit në Kosovë. Ai gjithashtu ka shprehur falënderimin ndaj drejtuesve të klubeve që mundësojnë një fazë përgatitore të favorshme për futbollistët e tyre në Turqi.

Presidenti ka inkurajuar të gjitha klubet të vazhdojnë punën me përkushtim dhe synimin për të paraqitur lojë sa më cilësore në stinorin pranveror. Ai ka apeluar tifozët që t’i mbështesin ekipet e tyre të zemrës gjatë këtij sezonit.

Ademi ka rikujtuar se ndeshja e Superkupës së Kosovës mes FC Ballkani dhe FC Prishtina do të transmetohet drejtpërdrejt nga platforma Art Motion më 20 janar në orën 13:00.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0UdQQ3MwiBD7GdNGy82dSLWL4LACUSWStdoGpMuLwLpi3N2UMAacBzAZ18eZhGe6Ll&id=100063470804234