Vedat Muriqi është rikthyer sot në stërvitje me skuadrën e Mallorcas.
Kjo është hera e parë që sulmuesi kosovar stërvitet pas lëndimit që pësoi në ndeshjen Kosovë – Izrael, shkruan IndeksOnline.
”Pirati” kishte pësuar një tërheqje muskulore, ku u detyrua të largohet nga loja.
Pavarësisht rikthimit në stërvitje, Muriqi nuk do të luaj në ndeshjen e ardhshme të Mallorca kundër Real Madridit, e cila zhvillohet më 3 janar, pasi trajneri Javier Aguirre nuk dëshiron të rrezikojë.
Ai pritet të rikthehet në fushën e gjelbër më 13 janar kundër Celta Vigos./IndeksOnline/