Ministri i Financave, Hekuran Murati ka dhënë detaje lidhur me shtesën prej 100 euro për të gjithë fëmijët, të cilët aktualisht përfitojnë nga skema e rregullt e shtesave.
Murati në mbledhjen e rregullt të qeverisë i njoftoi qytetarët se nuk ka nevojë të aplikohet për to, pasi do të kalojnë në llogari të prindërve, kryesisht nënave që janë përfituese të shtesave të rregullta.
“Si e paralajmëruat në fillim të mbledhjes kemi edhe propozim vendimin që miraton shtesën e njëhershme për të gjithë fëmijët që marrin aktualisht shtesat e fëmijëve në kuadër të skemës ekzistuese sipas muajit dhjetor të këtij viti.
Ky është vendimi i cili miraton shtesën.
Ndërkaq, sa i përket ekzekutimit dhe procedimit të pagesës normalisht si Ministri e Financave pas përgatitjes teknike do t’i njoftojmë qytetarët me kohë.
Mjetet, nuk ka nevojë që të aplikohet për to. Do të kalojnë në llogari të prindërve, kryesisht nënave që janë përfituese të shtesave të rregullta”, tha ai.