asd
Saturday, July 27, 2024
Home SPORT Kreu i FFK-së në vizitë në LRF të Prizrenit, monitoron seminarin e...

Kreu i FFK-së në vizitë në LRF të Prizrenit, monitoron seminarin e gjyqtarëve

 Presidenti Agim Ademi ka qëndruar sot në Lidhjen Rajonale të Futbollit të Prizrenit, ku foli para anëtarëve të këtij regjioni, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe zhvillimit të futbollit në këtë regjion. Të parin e FFK-së e priti kryetari i LRF Prizrenit, Mirsad Çollaku bashkë me kryetarin e gjyqtarëve të këtij regjioni, Bujar Selimi. Presidenti Ademi bashkë me kryetarin e Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani e monitoruan edhe seminarin e gjyqtarëve, në të cilin ligjëroi Visar Kastrati, gjyqtar me stemë ndërkombëtare dhe instruktor i referimit. Njëherësh, sot, u trajnua edhe administrata e LRFPz, respektivisht administratorët për projektin dhe programin FIFA Connect. Krahas këtyre dy programeve të FIFA-s për gjyqtarë dhe administratorë me ligjërues të FFK-së, u zhvillua edhe seminari për trajnerë të shkollave të futbollit dhe mësimdhënësit e shkollave fillore me qëllim të mosovizimit, edukimit dhe organizimit të futbollit. Të gjitha këto aktivitete i organizojë LRF Prizreni në bashkëpunim me OJQ SHTOK.