Bashkëshortja e Naim Murselit, ish-këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, Liridona Murseli, ka mbetur e vrarë të mërkurën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Prishtinë.
Por, sot policia ka arrestuar dy persona lidhur me rastin. Në media u raportua se një nga të arrestuarit është vetë Naim Murseli.
“Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar.Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë“, tha ajo.
Siç raporton Koha.net, autori që dyshohet se ka kryer vrasjen e ka pranuar në Polici veprën dhe ka thënë se është paguar nga Murseli. Murseli dhe autori i dyshuar janë bashkëfshatar mes vete.
Sipas Policisë, operacioni është duke vazhduar me bastisjen e dy lokacioneve në Gjakovë.
Rasti po hetohet si vrasje me armë zjarri.