Agim Ademi uron dardanët e rinj për fitoren ndaj Ukrainës

Kombëtarja U19 po vazhdon suksesshem të na pëfaqësoj në futboll. E një sukses të madh e ka arritur ndaj Ukrainës të cilën e ka mposhtur bindshëm. I pari i FFK-së Agim Ademi ka përgëzuar dardanët për këtë fitore të madhe, shkruan kolonamedia.com.

Statusi i Agim Ademit në Facebook:

Në prag të ndeshjes Zvicër-Kosovë në Bazel, një lajm i mirë na vjen nga Malta, atje ku Kombëtarja U19 ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në kuadër të turneut kualifikues për Euro 2024.

Dardanët e rinj mposhtën Ukrainën, me rezultat bindës 4:0, duke bërë një hap të madh drejt kualifikimit tutje.

Përgëzoj futbollistët dhe stafin në krye me përzgjedhësin Adil Maliqi për këtë fitore e paraqitje mbresëlënëse dhe i inkurajoj që të përkushtohen maksimalisht edhe në ndeshjen e fundit ndaj Maltës.

Krenar me Ju, Forca Kosovë! ⚽️

#BashkëPërFutbollin