Pas shumë kritikave për gjendjen jo të mirë të fushës së futbollit “Fadil Vokrri”, ku u zhvillua ndeshja e mbrěmshme Kosovë-Izrael, ka dalë me një status në profilin e saj në facebook deputetja Fitore Pacolli ku sipas saj Komuna e Prishtinës është përgjegjëse për investime dhe mirëmbajtjen e fushës në stadiumin e Prishtinës, përcjell kolonamedia.com.
“Komuna e Prishtinës është përgjegjëse për investime dhe mirëmbajtjen e fushës në stadiumin e Prishtinës.
Kush po t’i bllokon investimet dhe mirëmbajtjen e fushës o Perparim Rama?
“Pak llap, pak gollak”, pak rrenc e pak manipulant.”, ka shkruar Pacolli në Facebook. Ajo këtë deklaratë e ka shoqëruar edhe me fotografi.