Policia merr në mbrojtje të afërt Lumir Abdixhikun e Memlin Krasniqin

Policia e Kosovës ka konfirmuar se Njësia për Mbrojtjen e Afërt e Policisë së Kosovës ka marrë në mbrojtje dy liderët opozitar, Memli Krasniqin e PDK-së dhe Lumir Abdixhikun e LDK-së.

Kështu ka konfirmuar, Safet Jashari, Udhëheqës i Njësisë për Vlerësimin e Rrezikshmërisë në Policinë e Kosovës.

“Po, është e vërtetë se i kemi ofruar mbrojtje”, tha ai shkurt për Reporteri.net.

Por, Jashari nuk ka dhënë informacione se cilat janë arsyet e ofrimit të kësaj mbrojtjeje dhe nëse dy liderët kanë marrë kërcënime serioze.

“Nuk mund mund të flas sepse këto të dhëna janë konfidenciale”, tha Jashari.