Nuk e ka në plan të ndalet.
Premtimet e dhëna po i realizon një nga një duke bërë kështu që futbolli në vend të përparoj dukshëm. Është ky I pari I FFK-së Agim Ademi I cili çdo ditë po e dëshmon se I është dhënë punës me të gjitha forcat për futbollin në vend. Këtë më së miri po e dëshmon puna e tij rreth futbollit, veçanërisht rreth stadiumeve të reja, të shumta në numër. E për një të ri ka treguar Ademi përmes statusit të tij në facebook, shkruan kolonamedia.com
Statusi i Agim Ademit në facebook:
Një tjetër projekt ka filluar të realizohet. Stadiumi i KF Vjosa së shpejti do të pësojë një transformim të madh dhe ne jemi krenarë të ndajmë këtë moment të rëndësishëm me komunitetin e futbollit në Shtime dhe më gjerë.
Federata e Futbollit e Kosovës po kryen një përmirësim të thellë në fushën e këtij stadiumi, me qëllim që të krijojë një ambient më të mirë për lojtarët e KF Vjosa dhe talentet e kësaj ane.
Me fushën e re dhe të kualitetit të lartë po e ndihmojmë KF Vjosa dhe komunitetin e futbollit në qytetin e Shtimes.
Ky projekt dhe të tjerët që po finalizohen dita ditës janë shembulli më i mirë i angazhimit tonë për futbollin dhe të rinjtë që janë të pasionuar për këtë sport.
Vazhdojmë nga projekti në projekt në çdo pjesë të vendit!
#BashkëPërFutbollin ????????⚽????