Presidenti Agim Ademi është pritur sot nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni me bashkëpunëtorë. Temë qendrore e këtij takimi ishte prezantimi i projektit të stadiumit të Gjilanit, për të cilin do të fillojnë procedurat e prokurimit për ta shndërruar në stadium të kategorisë së 4 të UEFA-s. Në këtë projekt do të investohen edhe 15 milionë euro. Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për investimet e federatës bashkërisht me komunën në regjionin e Gjilanit si dhe riorganizimin e këtij regjioni. Gjithashtu, pjesë e diskutimeve ishin edhe stadiumi i Kikës, punimet e të cilit do të përmbyllen së shpejti, si dhe për klubin dhe shkollën e futbollit të Dobërçanit. Ademi e Hyseni u dakorduan që në ditët e ardhshme ta nënshkruajnë një memorandum, ku drejtuesit e komunës u treguan të gatshëm që të ofrojnë parcelën dhe infrastrukturën bazike për federatën në mënyrë që bashkërisht të ndërtohen sa më shumë objekte sportive. Kreu i FFK-së e falënderoj kryetarin Hyseni për gatishmërinë e bashkëpunimit si dhe e përgëzoj atë për projektin e një stadiumi shumë të bukur, të cilin e quajti si perlë të qytetit. Ademi theksoi se një stadium i tillë i ka munguar derbit të madh të Anamoravës dhe njëherësh derbit më të madh të futbollit kosovar, por edhe në rajon. I pari i shtëpisë së futbollit kosovar uroi që projekti i stadiumit të qytetit në Gjilan të përfundojë sa më shpejtë dhe kësisoj t’i rikthehet nami dhe tradita e derbit, duke e mbushur stadiumin përplot me tifozët e të dyja skuadrave ‘Skifterat” dhe “Intelektualët”, spektakël i cili ka vite që po i mungon këtij qyteti. Ademi premtoi që FFK do të ndihmojë dhe do të investojë në komunitetin e futbollit në këtë regjion, i cili do të riorganizohet shumë shpejt. Gjatë këtij takimi presidenti Ademi ishte i shoqëruar nga legjenda e futbollit gjilanas, Muharrem Sahiti dhe administratori i LRF të Gjilanit, Armend Misini.
Latest article
Viti i tretë që jepet i njëjti çmim, por tani është bërë viral: Artisti...
Po përmbyllet një vit jashtëzakonisht i suksesshëm në futbollin kosovar, me shumë të arritura, si nga Kombëtarja e Kosovës, ashtu edhe nga klubet tona...
SHBA publikon listën e të rrezikshmëve, mes tyre gjashtë nga Kosova e Shqipëria
Gjashtë shtetas shqiptarë janë arrestuar dhe janë publikuar në listën amerikane të personave të konsideruar me rrezikshmëri të lartë.
Sipas raportit të Departamentit të Sigurisë...
Kurti me këshilla në ASHAK: E rëndësishme të ketë shkencëtarë…, akademitë duhet të jenë...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë këshilla për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), gjatë qëndrimit aty.
Ai ka thënë...












