Kosova të enjten realizoi fitoren e parë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024 kundër Andorrës. Pas kësaj fitoreje Dardanët kanë në konto 7 pikë pas 7 ndeshjeve. Ky bilanc nuk jep shpresa të mëdha për kualifikim. Megjithatë, barazimi i Rumanisë kundër Bjellorusisë e lë ende Kosovën matematikisht në garë. Mediat gjermane i japin ende shpresa Dardanëve për kualifikim.
“Muslija i prin Kosovës në rrugën e suksesit për kualifikim në Kampionatin Evropian”, kështu e ka titullar gazeta gjermame “Nw.de” titullin që i kushtohet Kosovës. Kjo media e ka vlerësuar paraqitjen e jashtëzakonshme të Florent Muslijës.
“Futbollisti elitar i Paderbornit festoi në fitoren 3:0 ndaj Andorrës të enjten në mbrëmje dhe dha një asistim, duke siguruar kështu një mundësi të vogël për të mbetur ende në garë për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian 2024”, shkruan mediumi gjerman.