Unioni i Federatave Evropiane të Futbollit, UEFA, ka njoftuar sot se ndeshja kualifikuese për Euro 2024 në mes të Kosovës dhe Izraelit, e caktuar për 15 tetor në “Fadil Vokrri”, është shtyrë.
“Kjo ka ardhur pasi autoritetet e Izraelit momentalisht nuk lejojnë ekipin kombëtar të udhëtojë jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.
Një datë e re për këtë ndeshje do të njoftohet me kohë, thotë UEFA.