Mediat lokale siriane po raportojnë se Izraeli ka filluar sulme ajrore mbi aeroportet e Damaskut dhe Alepos.
Sipas këtyre raportimeve, mbrojtja ajrore u aktivizua kundër sulmeve, shkruan The Guardian.
Ushtria izraelite njoftoi dy ditë më parë se një numër raketash janë hedhur drejt Izraelit edhe nga Siria.
“Një numër raketash nga Siria që synonin Izraelin u identifikuan pak më parë. Një pjesë e tyre kaluan në territorin izraelit dhe me sa duket ranë në zona të hapura” u tha në postim të ushtrisë izraelite në rrjetin X.
Sipas mediave, nga Siria janë lëshuar 5 raketa.
Sot po shënon dita e pestë e luftimeve mes Izraelit dhe Palestinës, ku të vrarë nga shteti izraelit kanë mbetu 1300 persona. Ndërkaq, në Gaza kanë ngelur të vrarë rreth 1055 njerëz.