Ish-përfaqësuesi special i SHBA-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Frank Wisner, ka thënë se Serbia duhet të dorëzojë përgjegjësit për sulmin terrorist në veri të Kosovës.
Siç tha ai për Euronews Albania, të gjithë kriminelët e përfshirë përveçse duhet të ndalojnë sulmet, duhet të dalin dhe para drejtësisë.
”Ky është hapi i parë. Nuk ka asnjë mënyrë që të ecim përpara përveç diskutimeve”.
”Pra, unë shpresoj që palët t’i kthehen tryezës së negociatave dhe është përgjegjësia e të dy palëve për të bërë diçka të tillë”.