Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka dalë në krahë kryeministrit Albin Kurti, derisa ky i fundit është fajësuar nga presidenti i Serbisë për situatën në veri.
Çitaku thotë se pavarësisht se Kurtin e ka oponent politik, Vuçiqi nuk mund t’ia lerë atij fajet për situatën në veri.
“Shfaqje teatrale dhe patetike e Vuçiqit sonte. Kurti tha ka faj. Njëjtë thonin për Thaçin, Mustafën, Haradinajn”, ka shkruar nënkryetarja e PDK-së.
“Kurtin unë e kam oponent politik dhe e kundërshtoj zëshëm për politikat e tij. E fajësoj për mungesën e reagimit qeveritar karshi inflacionit, mungesës së projekteve zhvillimore, mungesën e koordinimit me SHBA dhe BE. E kritikoj për rrënimin e dialogut social me media, biznese, shoqëri civile, opozitë. E kritikoj për qasjen e tij në dialog me Serbinë”, ka shkruar tutje Çitaku.
Ajo thotë se fajtori i vetëm për gjendjen e sotme në veri është Serbia dhe grupet paramilitare
“Por, për gjendjen e sotme në veri, Serbia dhe grupet paramilitare kanë faj. Ju e keni provokuar situatën. Shpresoj ta merrni mësimin. Kosova është ndërtuar qe 24 vite”, ka shkruar tutje Çitaku.