Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Balla ‘provokon’ Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Ademi

Ditëve të fundit temë në media është bërë shkuarja e disa futbollistëve në Kombëtaren e Shqipërisë, e të cilët më parë ishin pjesë e Kombëtares së Kosovës.

E për ta bërë këtë çështje më relaksuese është përkujdesur ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Taulant Balla.

Ai sot ka pritur në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçlën, teksa në Facebook ka postuar një foto në stadiumin Air Albania. “FOTO E DITËS. Me Ministrin e Brendshëm të Kosovës Xhelal Sveçla në Air Albania”, ka shkruar Balla, teksa ia ka dhuruar një fanellë kuqezi Sveçlës, duke e prezantuar sikurse prezantohen prurjet e reja në futboll.

Ai më pas ka lënë edhe një koment nën postim, ku ka përmendur të parin e futbollit kosovar, me të cilin ka raporte miqësore.

“Besoj dhe Presidenti Agim Ademi eshte dakord”, ka shkruar tutje Balla, teksa ka vendosur edhe emoji duke qeshur dhe shenjën e mirënjohjes.