Presidenti i FFK-së, Agim Ademi sot ka nisur ditën herët bashkë me homologët e tij, Armand Duka nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe Muhamed Sejdini nga Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut.
“06.30h: E filluam ditën së bashku!”, ka shkruar i pari i Federatës në fotografinë e përbashkët në Instagram.
Ai ka bërë të ditur se në lidhje me incidentin e ndodhur në Bukuresht, ka kërkuar edhe ndihmën e Dukës i cili aktualisht është anëtarë i KE në UEFA dhe do të adresojë ankesën e FFK-së.
“Rreth rastit të ndodhur në Rumani sot paraqita ankesë edhe të presidenti Armand Duka, i cili në cilësi të anëtarit të KE të UEFA-s është mbikqyrës dhe e mbulon edhe Kosovën. Ai si i deleguar i regjionit do ta adresojë ankesën tonë në mbledhjen e radhës të KE të UEFA-s”, ka shkruar tutje i pari i futbollit kosovar.