Caktohen gjyqtarët për ndeshjen Rumania – Kosova

Kombëtarja e Kosovës do të luajë nesër (e martë) në udhëtim ndaj Rumanisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

UEFA ka bërë të ditur se kjo ndeshje do të gjykohet nga gjyqtarët francezë.

Willy Delajod do të jetë gjyqtari kryesor, kurse Erwan Finjean dhe Philippe Jeanne do të jenë asistentët e tij.

Thomas Leonard do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt.

Benoit Millot dhe Stephanie Frappart do të jenë në dhomën e VAR-it.

Ndryshe, ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës do të zhvillohet në “National Arena” të Bukureshtit, me fillim prej orës 20:45.

Ndeshja i takon raundit të gjashtë në Grupin I. Pas pesë ndeshjeve të para, Rumania ka mbledhur nëntë pikë dhe është e dyta në renditje – kurse, Kosova është e pesta me katër pikë.

“Dardanët” ishin takuar me rumunët në qershor të këtij viti. Ndeshja e zhvilluar në “Fadil Vokrri” ishte mbyllur baras dhe pa gola.