BLICK-i zviceran pyet a ishte penallti për Kosovën, mbi 50% thonë që u dëmtuan ‘Dardanët’

A duhej Kosova të kishte penallti këtu?
Dënim apo jo? Pak para pjesës së parë, një kosovar shtrihet në tokë në zonën e penalltisë së Zvicrës, shkruan Gazeta Blick, duke iu referuar Vedat Muriqit. Por bilbili i arbitrit vazhdon të heshtë.

A duhej Kosova të merrte penallti këtu në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian ndaj Natit? Ylli i ManCity, Manuel Akanji u përpoq të largonte legjionarin e Mallorca-s, Vedat Muriqi, në zonën e tij të penalltisë pak para pjesës së parë, kur rezultati ishte 1-0 për Zvicrën. Këmba e Akanjit është shumë lart. Muriqi qëndron aty për një moment, prek fytyrën, kërkon penallti.

“Këmba nuk ka vend atje lart,” thotë komentatori i SRF Sascha Ruefer. “Ai nuk e godet topin – dhe as lojtari. Nuk mendoj se mund të ishte dhënë penallti”, thotë eksperti Benjamin Huggel.

Më pas shkrujn se: Me fat për Zvicrën: Gjyqtari Jakob Kehlet (Danimarkë) nuk e jep penalltinë – dhe as VAR-i nuk përfshihet.
Çfarë mendoni ju? A duhet të kishte një penallti këtu? Voto tani.

53 për qin kanë votuar se ishte penallti.