I hedhin bombë në oborr të shtëpisë kryesuesit të Bordit të Trepçës

Kryesuesit të bordit të ndërmarrjes ”Trepça”, Bahri Hyseni, i është hedhur bombë në oborrin e shtëpisë së tij, në Mitrovicë.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi vetë Hyseni, i cili ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30-40.

Sipas tij, prej këtij akti janë shkaktuar dëme materiale, ndërkaq nuk ka lëndime në njerëz.

Ai ka njoftuar se Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin në fjalë.