Ademi në Sydney takon dy legjenda të futbollit

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi i cili ndodhet në Sydney të Australisë si i ftuar nga i pari i FIFA-s, Gianni Infantino për finalen e Kupës së Botës për femra, Spanjë-Angli, ka takuar sot dy legjenda të futbollit.

Bëhet fjalë për Kevin Prince Boateng dhe Tim Cahill, me të cilët ka postuar një foto në Instagram.

“Pas përfundimit të Konventës së FIFA-s me Kevin Prince Boateng dhe Tim Cahill, me ë cilët do ta ndjekim nga afër finalen e madhe të Botërorit të femrave, Spanjë-Angli”, ka shkruar Ademi.

Ai dje ka takuar kreun e FIFA-s me të cilin ka krijuar raporte tejet të ngushta miqësore.