Gara dhe Lipovica shoqërohen në Polici, gjithçka pas bastisjes në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë

Policia e Kosovës në orët e mëngjesit ka nisur bastisjet në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, ndërsa ka shoqëruar në Polici drejtorin e Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtorin e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretarin Irfan Lipovica.

Telegrafi mëson se Policia e Kosovës ka hyrë edhe në zyrën e ministres Rozeta Hajdari.

Sipas mëson Telegrafi ky aksion vjen pas publikimit të disa incizimeve për ‘skandalin e grurit dhe vajit’.