I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, është takuar në Sydney me ish trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger, shkruan kolonamedia.info.
Ky takim është realizuar në kuadër të konventës së FIFA-s, ndërsa kryetari i Federatës përmes llogarisë së tij në facebook ka treguar se me Wegner kanë biseduar për rëndësinë e edukimit të trajnerëve dhe idenë e organizimit të një seminari me prezencën e tij nëpërmjet Shoqatës së Trajnerëve të Kosovës.
Statusi i plotë i Agim Ademit në Facebook:
Një moment i veçantë në kuadër të Konventës së FIFA-s në Sydney ishte takimi me ish-trajnerin legjendar të Arsenalit, Arsene Wenger.
Diskutuam për rëndësinë e edukimit të trajnerëve dhe idenë e organizimit të një seminari me prezencën e tij nëpërmjet Shoqatës së Trajnerëve të Kosovës.
Kjo do të ishte një mundësi e jashtëzakonshme për trajnerët tanë për fituar njohuri shtesë nga përvoja e shkëlqyeshme e një trajneri të tillë.
#BashkëPërFutbollin #FFKKosova #FIFA #ArseneWenger #EdukimiTrajnerëve