Tri dekada spiunoi për Moskën, zyrtari i inteligjencës ukrainase dënohet me 12 vjet burg

Një zyrtar i lartë i inteligjencës ukrainase është dënuar me 12 vjet burg pasi u shpall fajtor për spiunazh në favor të Rusisë.

Valery Shaitanov u arrestua në prill të vitit 2022 pasi u gjetën “prova të pakundërshtueshme” se ai kishte planifikuar “akte terroriste” në Ukrainë në këmbim të rreth 180 mijë eurove dhe një pasaporte ruse.

Besohet se ai kishte për detyrë të vriste një pjesëtar të lartë të ushtrisë së Republikës Çeçene të Ichkeria, raporton skynews.

Megjithatë, raportet sugjerojnë se Shaitanov ka transmetuar informacion në Rusi për 30 vjet.

“Ish-gjenerali i SBU u dënua me 12 vjet burg për tradhti të lartë dhe një tentativë për akt terrorist në interes të shtetit agresor (Rusisë)”, thuhet në deklaratë.

Zyra më tej thekson se u vërtetua në gjykatë se ai u kishte dhënë informacion shërbimeve ruse të sigurisë dhe se i ka ndihmuar të gjejnë agjentë të dyfishtë brenda shërbimit të inteligjencës ukrainase.