Ansu Fati do të pranojë të largohet nga Barcelona nëse vjen një ofertë e mirë nga një klub me një projekt të mirë, raporton Matteo Moretto.
Nuk ka asgjë mes lojtarit dhe Paris Saint-Germain për momentin, bën të ditur më tej ai.
Më herët, Gerard Romero raportoi se Ansu Fati kishte refuzuar një ofertë nga një klub i Arabisë Saudite. 20-vjeçari mesa duket dëshiron të jetë pjesë e një projekti më konkurrues.
Më parë u tha se lojtari do të ishte i gatshëm të qëndronte vetëm te Blaugranasit.
Vlera e Ansu Fatit është 35 milionë euro. Ai shënoi 10 gola dhe dha 4 asistime për katalanasit sezonin e kaluar.