Sky Sport Italia raporton se mbrojtësi i Romës, Roger Ibanez ka rënë dakord për kushtet personale me Al-Ahli dhe po e mbyllë transferimin prej 30 milionë euro, pavarësisht interesimit nga Nottingham Forest dhe Aston Villa.
Qendërmbrojtësi ka qenë në treg gjatë gjithë verës dhe shitja e tij do t’u jepte atyre fondet e nevojshme për të gjetur një sulmues të ri.
Ditët e fundit kishte zëra se Nottingham Forest bëri një propozim, ndërsa Aston Villa u përmend gjithashtu si destinacion për lojtarin.
Sipas ekspertit të transferimeve të Sky Sport Italia, Fabrizio Romano, Ibanez tani ka rënë dakord për kushtet personale me Al-Ahli për një lëvizje në Ligën Saudite Pro.
Edhe pse ende nuk është arritur një marrëveshje me Romën, kjo nuk pritet të jetë shumë problem.