Legjenda e futbollit kosovar, Fadil Muriqi, i cili ndodhet për pushime verore në vendlindje, ka mbledhur sot në kafiterinë ‘Boheme’ në Prishtinë bashkëlojtarët e gjeneratës së artë. Në foton e siguruar nga ‘Futbolli.info’, shihen një pjesë e lojtarëve të asaj gjenerate. Ata bashkë kanë evokuar kujtime të atëhershme, ku normalisht zë vend futbolli dhe ekipi i Prishtinës i asaj kohe, i cili kishte mbledhur futbollistët më të mirë të Kosovës në atë periudhë kohore, duke u shndërruar pothuajse në një ekip kombëtar. Tani të gjithë e kujtojnë me nostalgji atë kohë, por të lumtur që sërish bashkë dhe janë mirë, por edhe të pikëlluar për ata që nuk janë më në mesin e tyre. Po thuajse të gjithë futbollistët e gjeneratës së artë janë të angazhuar sot në FFK. Ata sot janë të lumtur me dashurinë që ju dha publiku kur ishin në fushë dhe sot janë krenar me emrin që u dha populli – Gjenerata e Artë e futbollit të Kosovës.
Latest article
Periudhë e artë e futbollit kosovar: Suksese, zhvillim dhe vizion i qartë
Futbolli kosovar po përjeton një periudhë të artë dhe emocionuese. Brenda një muaji, Federata e Futbollit e Kosovës ka shënuar një seri arritjesh që...
Agim Ademi: Fitorja e sotme në Suedi, dëshmi se nuk ishin befasi as 3...
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka reaguar pas fitores së madhe të Kosovës ndaj Suedisë, duke e cilësuar këtë fitore...
KQZ përditëson të dhënat, deri në orën 15:00 kanë votuar 22.05% e qytetarëve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit për pjesëmarrjen në votime në zgjedhjet që po mbahen sot, në 38 komuna për...