Dy javë pas aderimit në PDK, asambleistja Berna Saraçi kthehet në LVV

Vazhdon amullia në Kuvendin komunal të Prishtinës sa i përket lëvizjes së asambleistëve.

Deri para dy javësh, asambleistja Berna Saraçi ishte në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në atë kohë nënkryetarja e Prishtinës bashkë me disa zyrtarë tjerë të PDK-së, prezantoi një fotografi ku tregonte aderimin e Saraçit në PDK.

Mirëpo befasisht mbrëmjen e së enjtes, kryetari i grupit të asamblistëve të LVV-së në Prishtinë, Gëzim Sveçla ka postuar një foto bashkë me asamblistin në fjalë dhe kryeministrin Albin Kurti.

“Na 3 asamblistët, sonte, në takim me Kryeministrin. Vazhdojmë rrugëtimin bashkë me Bernën”, ka shkruar Sveçla në Facebook, duke nënkuptuar rikthimin e saraçit në grupin e asambleistëve të LVV-së.