Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka uruar Ballkanin për fitoren në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Ludogorets me rezultat 2:0 në “Fadil Vokrri”.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka uruar Ballkanin për fitoren në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Ludogorets me rezultat 2:0 në “Fadil Vokrri”.
Ademi ka uruar që edhe në ndeshjen kthyese kampionët tanë të shkëlqejnë dhe të arrijnë fitore.
“Shpresoj që edhe në ndeshjen e kthimit, kampionët tanë të tregojnë një nivel të lartë loje dhe të kalojnë në fazën e dytë të garës elitare të futbollit evropian”, tha ndër të tjera Ademi.
Postimi i plotë i Agim Ademit:
Urime FC Ballkani
Kampioni ynë filloi rrugëtimin në Ligën e Kampionëve me një fitore spektakulare!
Futbollistët e FC Ballkani shfaqën paraqitje të jashtëzakonshme në përballjen me kampionin e Bullgarisë, Ludogorets, në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke triumfuar me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë të fazës së parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Dua të uroj futbollistët për paraqitjen fantastike si dhe trajnerin Ilir Daja dhe stafin e tij për përgatitjen e shkëlqyeshme të lojës. Uroj gjithashtu drejtuesit e FC Ballkani dhe tifozët “Xhebrailat” e të gjithë qytetarët e Suharekës për këtë sukses dhe për atmosferën madhështore në stadium.
Shpresoj që edhe në ndeshjen e kthimit, kampionët tanë të tregojnë një nivel të lartë loje dhe të kalojnë në fazën e dytë të garës elitare të futbollit evropian.
Paraqitjet e këtilla e konfirmojnë rritjen e jashtëzakonshme të futbollit tonë në vitet e fundit.
Urime e ju priftë e mbara!