Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar për çështje të ndryshme me rëndësi për futbollin kosovar si dhe për ecurinë e përgatitjeve për edicionin e ri të garave. Në këtë mbledhje ndër çështjet kryesore që u diskutuan ishte zgjedhja e ekipit të trajnerëve që do ta drejtojnë Kombëtaren e Kosovës në ndeshjet e mbetura të ciklit kualifikues për Euro 2024. Kësisoj, pas diskutimeve të arsyeshme, KE i FFK-së vendosi që në krye të shtabit teknik të emërohet Primozh Gliha, derisa atij do t’i ndihmojnë Afrim Tovërlani, Arbnor Morina, Ahmet Beselica dhe Thomas Richards. KE i FFK-së ka vendosur që t’ia besojë drejtimin e Dardanëve ekipit të brendshëm të trajnerëve që tashmë janë të angazhuar në ekipet kombëtare. Ata njëherësh do të qëndrojnë në ekipet e grupmoshave që i drejtojnë, por do të jenë të angazhuar për të ndihmuar përzgjedhësin Gliha në Kombëtaren A.
Latest article
Reagimet për mosanëtarësimin e Kosovës në SEPA, flet eksperti ligjor Vata
Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi tashmë kanë nisur zyrtarisht pagesat në euro përmes zonës SEPA, ndërsa Kosova nuk është pjesë e...
Agim Ademi: Vizita e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, është nder dhe frymëzim për...
Prishtinë, 8 tetor 2025 – Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), z. Agim Ademi, ka reaguar pas vizitës së dytë të Presidentit...
Gjyqi ndaj Naim Murselit, çka u tha në seancën ku dëshmoi mjeku ligjor që...
Ka përfunduar dëshminë eksperti mjeku-ligjor Naim Uka për vrasjen e Liridona Ademajt në seancën e mbajtur sot ndaj të akuzuarve Naim Murseli, Granit Plana...