Në tregun kosovarë së fundi vërehet një rritje e çmimeve të derivateve të naftës.
Në disa pompa çmimi është rritur për 2 centë e në disa deri në 6 centë.
Derisa sot në një pikë karburanti litrën e naftës mund ta marrësh me 1.22 euro ka disa të tjera që e tregtojnë me 1.31 euro, pra dallimi është 9 centë për litër.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani ka thënë për IndeksOnline se nuk ka lëvizje të mëdha në tregjet ndërkombëtare, prandaj i kemi këto çmime që janë që disa ditë.